Sipas ‘Daily Mirror’, West Ham, i drejtuar nga trajneri skocez David Moyes, dëshiron belgun e Real Madridit, Eden Hazard.
Sipas gazetës britanike, skuadra e bardhë synon të shpenzojë rreth 30 milionë euro për të bërë nënshkrimin më të shtrenjtë në historinë e klubit.
Hazard është kthyer në një çështje te “galaktikët” pasi për asnjë moment nuk ka arritur të dëshmojë veten e tij, me dëmtimet e njëpasnjëshme që e kanë bërë të pamundur që belgu të luajë 2 ndeshje radhazi.
Durimi nga drejtuesit e Madridit ka mbaruar dhe sulmuesi e ka derën e hapur në merkatot e ardhshme. /albeu.com