Wanda Nara shpjegon kalimin e Mauro Icardit te Galatasaray

I shtyrë drejt largimit prej muajsh, kur nuk hynte në planet e drejtuesve të rinj parisien, Mauro Icardi iu bashkua më në fund Galatasaray-t, në formë huazimi këtë të enjte, kur merkato europiane kishte mbyllur tashmë dyert. Një lehtësim për Paris Saint-Germain.

Por sipas partneres dhe agjentes së lojtarit argjentinas, Wanda Nara, Mauro Icardi megjithatë e kishte përfunduar mbërritjen në Turqi shumë kohë më parë.

“Më 18 gusht, para se të shkoja në punë në Argjentinë dhe Miami (Florida), shkova në Stamboll, mbërrita fshehurazi dhe hipa në një varkë për të mbyllur marrëveshjen”, tha ajonjë “story” në Instagram. /albeu.com/