“Ke ardhur në anën e gabuar të Mançesterit”, tifozët e United provokojnë Haaland, norvegjezi jep përgjigje epike

Sulmuesi i yllit të Manchester City, Erling Haaland, është thumbuar duke ecur në rrugën Big Chapel në Mançester, nga një tifoz i Manchester United. Një video u postua në rrjetet sociale ku Haaland ecte rastësisht ndërsa me shaka i bërtitën se ai ishte bashkuar me ekipin e gabuar.

Tifozi bërtiti: ‘Ke ardhur në anën e gabuar të Mançesterit’. Provokim për të cilin, Haaland u përgjigj shpejt: ‘Ata më duan këtu’, pasi ai ndihet qartë rehat me vendimin e tij për t’u bashkuar me skuadrën e Pep Guardiolës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ESPN FC (@espnfc)