Super vila e legjendës David Beckham u grabit ndërsa familja ishte duke fjetur. Beckham u vë në shenjestër të hajdutëve profesionistë më 1 mars, por ngjarja u bë publike ditën e sotme.
Nga kjo grabitje, autorët kanë dalë marrë shumë të konsiderueshme parash.
Familja Beckham ishte në vilën Holland Park në Londër, me David dhe Victorian në shtëpi ishte edhe vajza e vogël Harper.
Askush nga pjesëtarët e familjes nuk e kuptoi se hajdutët kishin hyrë në shtëpi, pasi ata janë futur vetëm në një dhomë gjumi duke marrë mijëra paund dhe orendi të shtrenjta.
Vjedhja u zbulua nga djali legjendës së Man.United, Cruzz i cili u kthye vonë në shtëpi dhe pikasi xhamat e thyer të dritareve.
Autorët ende nuk janë identifikuar, por dyshohet se bëhet fjalë për një grup hajdutësh profesionistë që prej ditësh operojnë në këtë zonë.
Beckham’s London mansion broken into while David and Victoria at home with Harperhttps://t.co/DmG4HM1P6v
— Manchester News MEN (@MENnewsdesk) March 31, 2022