VIDEO/ Shpendi shënon sërish në Itali, dy javë para rikthimit të Kombëtares

Cristian Shpendi vazhdon të jetë protagonist me paraqitjet e tij në Itali. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e 8-të sezonal në transfertën ndaj Sudtirolit, duke ndihmuar Cesena-n të marrë një pikë pas barazimit 1-1.

Goli i shqiptarit erdhi në minutën e 65-të, pas një aksioni të rrjedhshëm të skuadrës mike. Shpendi reagoi në kohën e duhur brenda zonës dhe mposhti portierin e vendasve, duke dërguar topin në rrjetë.

Të lidhura

None found

Paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.7, ndërsa forma e treguar në Serie B italiane vijon të jetë e jashtëzakonshme. Ky gol mund të ndikojë edhe në vendimin e trajnerit Rolando Maran, i cili ka shfaqur besim te cilësitë e sulmuesit.

Shpendi pritet të jetë kandidat për listën e Kombëtares shqiptare në dy ndeshjet vendimtare të nëntorit, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.


Shtuar më 31.10.2026 17:31