VIDEO/ Sherri në Laçi–Vllaznia, tifozët godasin me shapka dhe arbitri nxjerr me të kuq Mehmetin

Përballja Laçi–Vllaznia, e mbyllur me rezultatin 2–0, u shoqërua edhe nga një incident i pazakontë në minutën e 71-të. Mesfutori shkodran Adnard Mehmeti u godit me një shapka të hedhur nga tifozët, ndërsa reagimi i tij ndaj tyre nuk mungoi.

Atmosfera u tensionua më tej nga ofendimet e shumta të tifozërisë kurbinase. Në këto rrethana, arbitri Cjapi vendosi të ndëshkonte Mehmetin me karton të kuq, duke e larguar 25-vjeçarin nga fusha.

Të lidhura

None found

Pas katër javëve të luajtura në këtë sezon të Superiores, Vllaznia vijon të jetë në kërkim të fitores së parë.


Shtuar më 13.09.2026 23:37