VIDEO / Myrto Uzuni shënon sërish në La Liga, sulmuesi i Kombëtares nuk fal nga 11 metërshi

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka shënuar një tjetër gol në La Liga.

Beratasi ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9-të të sfidës.

Falë golit të Uzunit, Granada udhëheq me shifrat 1-0 në duelin me Alaves.

Ky është goli i tij i 10-të në La Liga këtë sezon.


Shtuar 14.04.2024 17:02