Egjipti siguroi një triumf me peshë të madhe në grupin G, duke marrë jo vetëm tre pikët e para, por edhe një fitore që mund të lërë gjurmë në këtë Kupë të Botës. Skuadra egjiptiane përmbysi Zelandën e Re, në një grup ku bëjnë pjesë edhe Irani dhe Belgjika.
Ndeshja nisi në disavantazh për egjiptianët, pasi në minutën e 15-të Fin Surman gjeti golin për vendasit. Me epërsinë 1-0 të Zelandës së Re u mbyll edhe pjesa e parë.
Të lidhura
None found
Reagimi i Egjiptit erdhi pas pushimit. Fillimisht, Mostafa Ziko përfitoi nga një krosim i saktë në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë, pa i dhënë mundësi portierit vendas, duke vendosur baraspeshën 1-1.
Më pas skena iu përket plotësisht Mohamed Salah. Në minutën e 67-të, ylli egjiptian realizoi golin e tij të parë në këtë ndeshje, ndërsa në minutën e 82-të dha asistin për Trezeguet, që vulosi shifrat në 1-3.
Me një gol dhe një asist, ish-lojtari i Liverpool mori mbi supe shpresat e Egjiptit për kalimin në fazën tjetër, edhe pse gjithçka do të vendoset pas verdiktit të ndeshjes së fundit.
Aktualisht, renditja e grupit i ngjit përkohësisht egjiptianët në vendin e parë me 4 pikë, teksa Irani dhe Belgjika i ndjekin me nga dy pikë secila.
GOLAT:
Goli i Surman (Zelanda e re 1-0 Egjipti)
Goli i Ziko (Zelanda e Re 1-1 Egjipti)
Goli i Salah (Zelanda e Re 1-2 Egjipti)
Goli i Trezeguet (Zelanda e Re 1-3 Egjipti)
