Vllaznia dhe Vora e mbyllën në barazim 2-2 miqësoren e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, e cila shërbeu si prova e fundit përpara fillimit të sezonit në “Abissnet Superiore”.
Shkodranët kaluan në avantazh me Balajn, i cili realizoi nga pika e penalltisë në minutën e 31-të, ndërsa Murataj dyfishoi rezultatin në të 40-tën. Pak para mbylljes së pjesës së parë, Karrica shkurtoi diferencën për skuadrën nga Vora. Baraspesha u rikthye në minutën e 61-të, kur Trajkov shënoi golin e rezultatit përfundimtar.
Të lidhura
None found
Paraqitja në këtë takim tregoi se të dyja ekipet janë gati për një fillim pozitiv të sezonit. Vllaznia do të përballet me Skënderbeun, kurse Vora do të luajë ndaj Dinamos.
GOLAT:
