Shoferi gjerman ndalohet në Gjevgjeli, drejtonte BMW-në me 203 km/h

Një shtetas i Gjermanisë është ndaluar sot nga policia pasi u kap duke drejtuar automjetin me shpejtësi 203 kilometra në orë në autostradën A1, pranë Gjevgjelisë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Të lidhura

None found

Ngjarja u regjistrua në orën 08:00, në autostradën “Miqësia”, në afërsi të fshatit Miletkovë. Gjatë një kontrolli me radar, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli konstatuan se M.F. (46), shtetas i Gjermanisë, po drejtonte një automjet BMW me targa gjermane me shpejtësi 203 km/h, në një segment ku kufiri i lejuar është 120 km/h.

Për rastin është informuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Gjevgjeli. Sipas MPB-së, ndaj drejtuesit do të paraqitet kallëzimi përkatës.

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, veçanërisht kufizimet e shpejtësisë, për të shmangur rrezikimin e jetës së tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.


Shtuar 15.08.2026 19:42

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetkare girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetcasibomJojobet Giriş