VIDEO/ Italia dërgon Zvicrën në Katar, Danimarka pëson humbjen e parë në Grupin F

Italia nuk ka arritur të triumfojë në ndeshjen e fundit përballë Irlandës Veriore duke humbur kështu shansin për t’u kualifikuar direkt në Katar 2022, pasi Zvicra mposhti me “poker” golash  Bullgarinë dhe i mori vendin e parë.

Kampionët e Evropës do duhet t’i bien nga “Play Off” për të tentuar pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm.

Edhe  pse“axurrët” tentuan me të gjitha forcat për të shënuar një gol që do t’i jepte 3 pikët, mbrojtja e Irlandës Veriore dukej e pakulueshme ashtu edhe portieri i tyre.

 

Zvicra në krahun bëri detyrën mjaft mirë përballë Bullgarisë. Edhe pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, vendasit ia dolën të zhbllokonin rezultatin sapo nisi e dyta me Okafor, më pas do të ishte Vargas që do të dyfishonte në të 57’ , Itten në të 72’ dhe Freuler në 90+1’.

Në këto kushte Italisë nuk do t’i mjaftonte as një fitore minimale për shkak të golavarazhit

Në grupin F, llogaritë sa i përket sa i përket 2 vendeve të para ishin të mbyllura me Danimarkën e cila edhe pse pësoi humbjen e parë në këto kualifikuese përballë Skocisë me rezultatin 2-0 mban vendin e parë duke shkuar kështu direkt në Katar, ndërsa Skocia do të luajë shanset e saj në Play-Off.

 

Austria merr një fitore prestigji përballë Moldavisë më rezultatin 4-1, por nuk arrinë të marrë vendin e tretë që mbahet nga Israeli i cili po ashtu fitoi përballë Ishujv Faroe me rezultatin 3-2.


Shtuar 15.11.2021 22:45