Turistet gjermane humbin rrugën mes Tropojës dhe Thethit, u vjen në ndihmë Policia

Dy turiste gjermane kanë humbur rrugën mes Tropojës dhe Thethit.

Policia e Tropojës u ka ardhur në ndihmë 2 turisteve gjermane.

Njoftimi:

Më datë 15.11.2021, në mbrëmje, në Valbonë, dy turiste nga Gjermania, nënë e bijë, të moshës 70 dhe 43 vjeçe, kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e tyre, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistet gjermane kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë./albeu.com/


Shtuar 15.11.2021 22:57