Karpaty triumfoi 3-0 ndaj LNZ Cherkasy në përballjen e vlefshme për Superligën e Ukrainës.
Pjesë e sfidës ishte edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Tedi Cara. Kur rezultati ishte 3-0 dhe ndeshja po i drejtohej fundit, arbitri akordoi një penallti në favor të skuadrës mike. Ekzekutimin e 11-metërshit e mori përsipër Cara.
Të lidhura
None found
Megjithatë, sulmuesi nuk arriti të tregohej i saktë nga pika e bardhë, duke humbur kështu rastin që ekipi i tij të shënonte golin e nderit.
Penalltia e humbur nga Tedi Cara.
