Indrit Tuci shënoi për NK Olimpija Ljubljanën në javën e 15-të të PRVA LIGA-s sllovene. Ndeshja ndaj Naftës përfundoi 1 – 1.

Të lidhura
None found
Qendërsulmuesi shqiptar kaloi përkohësisht ekipin e tij në avantazh në minutën e 38-të. Nafta riktheu baraspeshën në minutën e 62-të me golin e Marosës.
Me 5 gola në 10 ndeshje në kampionatin slloven, Tuci po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij.
Megjithatë, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, nuk e përfshiu në listën e Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit kundër Finlandës dhe Bjellorusisë në Ligën e Kombeve.







