Vetëm 5 paraqitje me Kombëtaren, sulmuesit shqiptar i hapet mundësia e madhe për transferim në Superligë

Panetolikos ka përfshirë Indrit Tucin mes futbollistëve që po vëzhgon për repartin e sulmit. Lojtari i Kombëtares shqiptare është rikthyer te Sparta Prague në Çeki, pasi sezonin 2025/26 e kaloi i huazuar te Kayserispor në Turqi.

Të lidhura

None found

E ardhmja e tij vazhdon të jetë në diskutim, ndërsa skuadra që garon në elitën e futbollit grek ka kryer kontaktet e para për shqiptarin. Gazeta greke raporton se drejtuesit e Panetolikos po synojnë të përforcojnë ofensivën dhe Tuci është një prej emrave që po ndiqen.

Sipas vlerësimit të medias greke, sulmuesi dallohet për shpejtësinë dhe fizikun e tij, me një gjatësi prej 1 metër e 91 centimetra. 26-vjeçari ka si këmbë të preferuar të djathtën dhe luan kryesisht në qendër të sulmit, por mund të aktivizohet me efikasitet edhe në krahë.

Tuci mbetet nën kontratë me Sparta Prague, megjithatë një propozim tërheqës dhe bindës mund ta shtyjë të largohet përfundimisht nga Çekia dhe të vazhdojë karrierën në Greqi. Në kampionatin grek luajnë edhe futbollistë të tjerë të Kombëtares, mes tyre Stavro Pilo, Thomas Strakosha te AEK dhe Keidi Bare te Volos, i transferuar një ditë më parë.



Shtuar 13.08.2026 10:53

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomcandycasino girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş