Vetëm 4 humbje në 18 ndeshje, Egnatia luan pa frikë jashtë Rrogozhinës

Egnatia e mbylli sezonin e rregullt të “Abissnet Superiore” në vendin e parë të renditjes me 63 pikë.

Pra, 36 javët e kampionatit, rrogozhinasit i mbyllën në krye dhe tashmë po mendojnë për Final 4.

Një sezon mjaft pozitiv për skuadrën e Edlir Tetovës, të cilët mbajtën kreun e renditjes për javë të tëra.

63 pikë në fundin e kampionatit, nuk janë shumë, por as pak për një ekip që pati shumë ndryshime dhe largime të bujshme në merkaton e janarit.

Madje, 32 nga këto 63 pikë janë marrë në transferta. Në 18 ndeshje të zhvilluara larg Rrogozhinës, Egnatia ka humbur vetëm 4, teksa ka barazuar 5 dhe ka triumfuar në 9 prej tyre.

Skuadra e Tetovës mban vendin e parë për pikë të grumbulluara në transferta, me ndjekësin më të afërt që është Tirana me 29 pikë të marra në 18 sfida.


Shtuar 12.05.2024 14:08