Vetëm 32 minuta lojë pas dëmtimit, vendimi që e pret Fodën për Asllanin

Fisnik Asllani është një nga alternativat kryesore të Kosovës në repartin e sulmit, por grumbullimi i tij me “Dardanët” ndodh në një periudhë kur ai ende nuk e ka rifituar plotësisht ritmin e ndeshjeve.

Të lidhura

None found

Sulmuesi sapo është rikthyer pas dëmtimit në gju dhe Hoffenheimi ka treguar kujdes të veçantë në mënyrën e aktivizimit të tij.

Që prej rikthimit në fushë, Asllani është paraqitur në tri takime, por gjithmonë për periudha të shkurtra. Në total, ai ka luajtur rreth 32 minuta: tetë kundër Stuttgartit, 15 ndaj OFI Kretës në Ligën e Evropës dhe dhjetë minuta në përballjen me Paderbornin.

Kjo situatë e vendos përzgjedhësin Franco Foda përpara një zgjedhjeje të vështirë. Brenda dhjetë ditësh, Kosova do të zhvillojë katër ndeshje në Ligën e Kombeve. Seria nis të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Irlandës dhe vijon me takimet ndaj Austrisë, Izraelit dhe sërish Austrisë. Përballë një programi kaq të ngjeshur, administrimi i minutave të futbollistëve do të ketë rëndësi të veçantë.

Asllani mbetet një pjesë e rëndësishme e planeve të Fodës në ofensivë, megjithatë ende nuk dihet nëse trajneri do ta aktivizojë nga minuta e parë apo do të zgjedhë ta ruajë, veçanërisht në takimin hapës.

Futbollisti i Hoffenheimit ka nevojë të luajë për të rikthyer formën, por rikuperimi i tij vjen pas një mungese dhe deri tani ai është aktivizuar vetëm në fragmente të shkurtra me klubin. Edhe skuadra gjermane kishte vendosur që ngarkesa e tij të shtohej hap pas hapi pas dëmtimit.

Megjithatë, Asllani e ka treguar më herët ndikimin që mund të ketë me fanellën e Kosovës. Ai numëron katër gola me “Dardanët”. Fillimisht shënoi në fitoren ndaj Komoreve, më pas realizoi kundër Suedisë dhe Sllovenisë në kualifikueset e Botërorit, ndërsa golin e katërt e shënoi në suksesin dramatik 4-3 ndaj Sllovakisë në play-off.

Në atë përballje, goli i tij kishte peshë të veçantë. Asllani realizoi në minutën e 47-të, duke e çuar rezultatin në 2-2, ndërsa Kosova në fund triumfoi me shifrat 4-3.

Kontributi i tij nuk kufizohet vetëm te golat, pasi sulmuesi ka ndihmuar edhe me asistime. Prania e tij i ka shtuar Kosovës mundësitë në repartin ofensiv dhe për këtë arsye rikthimi i tij në gjendje optimale fizike është i rëndësishëm për Fodën gjatë kësaj serie.

Rëndësia e Asllanit pasqyrohet edhe në vlerën e tij të tregut. Sipas Transfermarkt, ai vlerësohet aktualisht 35 milionë euro dhe është futbollisti me vlerën më të lartë në përfaqësuesen e Kosovës.

Tashmë vëmendja është te vendimi i Fodës: ta aktivizojë me minuta të menaxhuara për ta mbrojtur fizikisht apo t’i besojë më shumë për shkak të rëndësisë së ndeshjeve. Përgjigjja e parë pritet të jepet të enjten ndaj Irlandës, në një kalendar ku Kosova do të ketë pak hapësirë për rikuperim mes takimeve.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetholiganbetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet