Verratti shpalli tre lojtarët më të mirë të kombëtares italiane

Mesfushori italian Marco Verratti emëroi të preferuarit e tij në kombëtaren italiane. Mbi të gjitha i pëlqen mesfusha e skuadrës.

” Në qendër të fushës po bëjmë mirë. Tonali është një djalë i jashtëzakonshëm që ka rilindur në Milano kundër të gjitha gjasave. Nuk dorëzohet, ka karakter. Barella tashmë e ka dëshmuar veten mirë, pavarësisht rinisë së tij. Më pëlqen gjithashtu Locatelli, i cili është i gjithanshëm. Në qendër të fushës, gjithçka është në rregull me ne”, citon SportWeek Verratti.

Kombëtarja e Italisë nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës në Katar pas humbjes së bujshme nga Maqedonia e Veriut. /albeu.com/