Real Madrid sonte (e mërkurë) do zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Chelseas në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi Lucas Vazquez që këtë edicion ka kaluar një ndër sezonet më të mirë në karrierë, kurse mbetet pa kontratë në qershor dhe nuk dihet nëse do rinovojë me “Los Blancos”.
Spanjolli ka deklaruar se nuk e di të ardhmen, por konfirmoi se çfarë do që do të ndodh, ai do jetë tifoz i Realit.
“Nuk e di nëse do qëndrojë ose largohem, por gjithmonë do jem tifoz i Real Madridit”.
Vazquez që këtë edicion me shumë ka luajtur si mbrojtës i krahut të djathtë për ta zëvendësuar e lënduarin Dani Carvajal, tutje shtoi se Zidane ka meritat që ka qëndruar i bashkuar ekipi.
“Skuadra ka qëndruar se bashku kur ishte e nevojshme. Sekreti këtë vit ka qenë që kur dikush ka pasur të zëvendësojë një bashkëlojtar, nuk është kuptuar në fushë”.
“Edhe një herë, Zidane ka ditur ta menaxhojë dhomën e zhveshjes”.
Ndërkohë, në rast që nuk arrihet marrëveshja, Vazquez pritet të kalojë te gjiganti italian, AC Milan.