Valdano: Mbape është problemi më i vogël i Realit

Horge Valdano, lojtar i Real Madridit mes viteve 1984-1987 dhe trajner i skuadrës “Merenge” për dy sezone (1994-1996), analizoi humbjen 2-0 të foamcionit spanjoll në Liverpul.

“Nga të gjitha problemet që ka Real Madridi, ky i Kilian Mbape është më i vogli. Ai është një super yll dhe është në kulmin e karrierës së tij… Ai është 25 vjeç,” tha ish-futbollisti 69-vjeçar për “Movistar Plus+”.

Valdano përfitoi nga rasti për të risjellë në vëmendjen e tifozëve se Kilian Mbapé “është i njëjti që goditi një penallti në një finale të Kupës së Botës…

Franca kishte pësuar dy gola ndërsa sulmuesi që e konsiderojmë si problem shënoi tre gola në 20 minuta”.


Shtuar 28.11.2024 19:34