Vajza e Sylvinho ‘harron’ shtetësinë spanjolle, sot vishet kuq e zi (FOTO)

Tati Mendes, vajza e trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvinho, është një nga tifozet kuqezi që po ndjek rregullisht Shqipërinë në Euro2024.

Së fundmi, sipas raportimeve, ajo ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja e fundit e Grupit B mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Kuqezinjtë shpresojnë të vijojnë rrugëtimin në Euro2024 nëse fitojnë me Spanjën, çka do i ngjiste në kuotën e 4 pikëve dhe mund të shpresonin të kalonin fazën e grupeve si një nga skuadrat e 3-ta më të mira.

Tati Mendes ka nënshtetësi spanjolle, por duket se mbrëmjen e sotme ajo do të bëjë tifo për Shqipërinë. Madje nuk ka kursyer të veshë edhe një nga bluzat që ka logon e kombëtares kuqezi.


Shtuar 24.06.2024 19:01

Tags: