Uzuni: Duhej të bënin golin e dytë shpejt, ndjehem keq për tifozët

Për Myrto Uzunin skuadra duhej të kishte realizuar golin e dytë shumë shpejt në mënyrë që të kishte marrë fitore ndaj Islandës.

Duke folur për “Super Sport” pas barazimit 1-1, Uzuni theksoi se nuk e kupton faktin që në fund e pësojnë gjithmonë, por shtoi se ndjehet keq që i zhgënjyen tifozët.

Pse ky fat i keq që e pësoni në fund? “E nisëm lojën shumë mirë, kartoni i kuq, shënuam shumë herët, mendoj se duhet të kishim shënuar golin e dytë shpejt. Nuk e di pse na ndjek ky fat në fund”.

U patë shumë të zhgënjyer nga barazimi, pse? “Normal që jemi të zhgënjyer sepse e kishim detyrim të merrnim fitoren për tifozët, por nuk e di pse na ndjek ky fat në fund.”

Si u ndjetë nga reagimi i tifozëve? “Normal nuk ndjehemi mirë, pasi tifozët janë nxehur sepse kanë lënë punët e tyre e kanë ardhur këtu.”

Pse aq panik në fund? “Duhej të shënonim golin e dytë sa më shpejt, kur doli lojtari ynë u bë më e vështirë, me më shumë përqendrim në fund mund ta evitonim atë gol.

Shtuar 27.09.2022 23:08

Tags: ,