UEFA ndalon Legia Warsaw-in që të ketë tifozë jashtë vendit në pesë ndeshjet e ardhshme në Europë

UEFA e ka ndaluar Legia Warsaw-ën që të ketë tifozë jashtë vendit në pesë ndeshjet e ardhshme evropiane pas përplasjeve të dhunshme në ndeshjen e Ligës së Konferencës së Evropës me Aston Villa-n muajin e kaluar, shkruan AlBeu.com.

UEFA ka urdhëruar gjithashtu klubin polak që të paguajë dëmshpërblime ndaj Aston Villas për dëmin e shkaktuar në Villa Park.

Policia shoqëroi 46 tifozë në komisariat pasi ata u përleshën me policinë, me raketa dhe fishekzjarrë të hedhura ndaj policisë. /Albeu.com