U përshëndet me ish-shokët e ekipit, Lewa nuk ia “var” Muller-it (VIDEO)

Bayern Munich dhe Barcelona u përballën mbrëmjen e djeshme mes tyre, një sfidë qe përfundoi në favorin e skuadrës gjermane, me këtë të fundit që arriti të mposhte 2-0 katalanasit.

Sigurisht kjo sfidë ishte e veçantë për Robert Lewandowskin, i cili për herë të parë që pas largimit nga Bayern u rikthye në “Allianz Arena”, ku provoi të shënonte përpara ish-tifozëve të tij.

Por përpara se të niste kjo sfidë, kur skuadrat po bëheshin gati për të zbritur në fushën e lojës, sulmuesi polak mori disa minuta të takonte ish-shokët e tij bavarez, por ajo që mori vëmendje të madhe ishte që Lewandowski nuk i dha dorën ish-shokut të sulmit, pikërisht Thomas Muller me të cilin kanë festuar shumë gola sëbashku.

Videoja e këtij momenti është shndërruar në virale, teksa ka marrë edhe shumë reagime nga publiku, por nuk dihet se cila është arsyeja e një veprimi të tillë nga dy lojtarët./ h.ll/albeu.com

 

Shtuar 14.09.2022 12:22