U largua nga ekipi rus, Roshi mbetet pa skuadër (FOTO LAJM)

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Odise Roshi ka mbetur pa skuadër.

30-vjeçari është larguar nga klubi ku ishte i huazuar, Diosgyori VTK dhe nga Akhmat Grozny.

Kontrata me skuadrën ruse do të skadojë më 30 qershor të këtij viti.

Futbollisti shqiptar tani është në kërkim të një aventure të re.

Ende nuk dihet se te cila skuadër mund të transferohet, por spekulimet e para janë për një kthim të mundshëm në Superligën e Shqipërisë.


Shtuar 24.06.2021 10:33