“Dorëzohet” Shkurte Gashi dhe i bën dedikimin e parë publik personit të zemrës (FOTO LAJM)

Shkurte Gashi, e cila numëron vite karrierë në muzikë është komentuar gjithmonë për prurjet e saj të reja por është treguar shumë e rezervuar për jetën e saj private. Vetëm pak muaj më parë, u zbulua se këngëtarja nga Kosova ishte bërë nënë për herë të parë me partnerin e saj prej shumë vitesh.

Ashtu sikurse personin e zemrës dhe për djalin ka vendosur të tregohet diskrete. Por së fundmi, këngëtarja ka thyer rregullin dhe i ka bërë një dedikim të përzemërt partnerit të saj. Në rastin e ditëlindjes së tij, ajo është shprehur: “Urime dashuri u bëfsh 100”.

Shtuar 24.06.2021 10:28