U godit trajneri i Partizanit, çfarë dënimi rrezikon klubi i Laçit?

Te klubi i Laçit, sytë që do t’i kenë pa diskutim nga Komisioni i Disiplinës për të mësuar se çfarë vendimi do të ketë për incidentin e ndodhur me trajnerin e portierëve të Partizanit, Ilir Bozhiqi.

Por, çfarë dënimi rrezikon klubi kurbinas? Kjo gjë, është e paraqitur në nenin 65, pika 4(b), ku shkruhet: “Rastet e verifikimit të sjelljeve të përshkruara që shkaktojnë akte të dhunës ose ndërprerje të përkohshme të lojës, sanksionohen me zhvillimin e jo më pak se 4 (katër) ndeshje pa spektatorë”.

Aktualisht, jemi në kohë pandemie dhe pa tifozë në stadium, prandaj ky dënim edhe mund të ndryshojë. Komisioni i Disiplinës pritet të nxjerrë ditën e sotme vendimet për ndeshjet e luajtura të mërkurën në Superiore.


Shtuar 30.04.2021 11:04