Një lajm i bukur, vijnë në jetë trinjakët 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mëngjesin e kësaj të premtje ndau sot lajmin e mirë për lindjen e trinjakëve në maternitetin “Koço Gliozheni”.

“Me lajmin e mirë të lindjes së trinjakëve Kiara, Siara dhe Aiden ??? shëndosh e mirë, nën kujdesin shembullor të stafit të maternitetit “Koço Gliozheni”, ju uroj një ditë të mbarë?“shkruan Manastirliu.

Të lidhura

None found

Trinjakët përfitojnë menjëherë 360 000 lekë të reja bonus. Politika sociale e qeverisë e bonusit të bebes u jep familjeve 40 000 lekë për fëmijën e parë, 80 000 për fëmijën e dytë dhe 120 000 për fëmijën e tretë.

 


Shtuar 30.04.2021 11:11