U dëmtua ndaj Juventusit, Ibra mungon në dy ndeshjet e ardhshme

Ylli suedez i Milanit, Zlatan Ibrahimovic u dëmtua në ndeshjen ndaj Juventusit, duke trembur kampin “kuqezi”.

Ibra u largua në fillimin e pjesës së  dytë dhe pas ekzaminimve mjekësore është mësuar kohëzgjatja e dëmtimit.

Sulmuesi suedez nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet ndaj Torinos dhe Cagliarit në Serie A.

39 vjeçari do ti nënshtrohet edhe një kontrolle nesër për të evituar ndonjë përkeqësim të gjendjes./albeu.com/


Shtuar 10.05.2021 15:03