5 modelet e çantave verore që janë tendencat e këtij sezoni (FOTO LAJM)

Pas një dimri të gjatë, të gjithë mezi e kemi pritur verën. Dhe me verën vijnë edhe veshjet me ngjyra, të lehta dhe të freskëta. Të rëndësishëm janë gjithashtu aksesorët, e sidomos çantat. Por cilat janë çantat që do të jenë tendencat e kësaj vere?

Ekzistojnë stile të caktuara që do të jenë gjithmonë të preferuara gjatë verës, të tilla si çantat shporte ose ato si trastë. Këtë vit në përgjithësi ka pasur një trend drejt veshjeve me shumë ngjyra, e cila kryesisht është theksuar nga dëshira për të dhënë një ndjesi optimizmi. Kjo tendencë është zhvendosur edhe në aksesorë, dhe çantat me ngjyra të ndezura po preferohen shumë për verën 2021. Më poshtë, 5 çantat që sipas Who What Wear do t’ju japin menjëherë një ndjesi vere.

Shtuar 10.05.2021 02:05

Tags: ,