Turbullohet ambienti “zikaltër”: Pas largimit të Contes, rrezikohet largimi i disa lojtarëve kryesorë

Pas zyrtarizimit të trajnerit Antonio Conte, te Inter është turbulluar ndjeshëm ambienti. Lojtarët nuk janë të kënaqur që iu largohet një person me të cilin kishin krijuar shukë lidhje dhe tashmë yjet e Inter janë të gatshëm të studiojnë edhe ofertat për t’u larguar.

Një nga më të vlerësuarit në merkato është edhe Achraf Hakimi. Anësori i djathtë është shndërruar në një nga më të mirët në rolin e tij. Kështu, PSG ka nisur ofensivën drejt tij dhe është e gatshme të ofrojë deri në 50 milionë euro. Megjithatë, kanë edhe një tjetër opsion për të bindur Interin.

Bëhet fjalë për Leandro Paredes, teksa mesfushori ka qenë më parë në planet e zikaltërve. Kështu, parisienët mendojnë të ofrojnë para dhe argjentinasin për Hakimin. Tashmë, mbetet për t’u parë si do të veprojnë drejtuesit, të cilët kanë nevojë që të grumbullojnë të ardhura për të qenë në rregull nga ana financiare.


Shtuar 27.05.2021 14:21

Tags: , ,