E kishit menduar ndonjëherë se Noizy dhe Arilena Ara do bashkëpunojnë?

Kjo stinë mund të konsiderohet padyshim “vera e bashkëpunimeve muzikore”. Artistët shqiptarë kanë bashkuar me forcat me njëri-tjetrin, e jo vetëm, për të sjellë hite gjatë kësaj kohe. Sigurisht “infektimit” nuk mund t’i shpëtonte as Noizy. Përveç projektit që po përgatit me Elgit Dodën dhe Alban Skënderaj, reperi do të vijë me një këngë me këngëtaren bukuroshe e të talentuar Arilena Ara.

Dyshja po mban çdo gjë thuajse sekret, është nisur drejt Korçës së bashku me stafin e xhirimeve për të realizuar bashkëpunimin. Ata kanë mbërritur së bashku në të njëjtin vend ku kanë qëndruar, siç lënë të kuptohen edhe postimet e tyre në InstaStory, shkruan IconStyle.

Sot, Noizy ka publikuar në rrjetin social një video të bandës së Arilenës, e cila po luante në shesh dhe bënte disa përgatitje për projektin e ri.


Shtuar 27.05.2021 14:20