Tuchel: Armando po bëhet gjithnjë e më i mirë

Thomas Thuchel ka folur në lidhje me sulmuesin shqiptar, Armando Broja.

E ardhmja e Brojas vazhdon të jetë e paqartë.

Pas përfundimit të këtij sezoni, atij i skadon kontrata e huazimi te Southampton.

Kështu, ai mund të rikthehet te Chelsea, apo të transferohet drejt ndonjë ekipi që është pas tij.

E lidhur me të ka folur edhe trajneri i ‘Bluve të Londrës’, duke thënë se sulmuesi po bëhet gjithnjë e më i mirë.

“Armando po bëhet gjithnjë e më i mirë”, ishin fjalët e Tuchel, përcjell lajmi.net.

Tutje, gjermani e cilësoi shqiptarin si një lojtar unik.

“Ai është një lojtar shumë unik me disa pika të forta shumë unike në lojën e tij. Shpejtësia e tij, ai është i fortë. Ai është një golashënues”, vazhdoi ai.

Tuchel gjithashtu tha se nuk e di çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Armandos, por ai do të jetë pjesë e para-sezonit me Chelsea.

“Është shumë herët për të parashikuar të ardhmen për ta duke pasur parasysh rolin e të gjithë sezonit, por ai do të kthehen për para-sezon, kjo është e sigurt”, përfundoi trajneri.

Broja ka shënuar tetë gola në 38 paraqitje në huazim te Southampton këtë sezon.

Shtuar 21.05.2022 19:52