“Trulloset nga sulmuesit”, Marash Kumbulla bëhet për një “lek” nga mediat italiane

Roma pësoi një humbje surprizë ndaj Parmës me shifrat 2-0. Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla u aktivizua nga minuta e parë në këtë takim, ndërkohë që mediat në Itali janë treguar të pamëshirshëm me paraqitjen e lojtarit verdhekuq.

Në pësimin e golit të parë e gjithë përgjegjësia bie mbi shpatullat e Kumbullës që nuk arriti të mbyllte Denis Man në krahë, teksa pas këtij shpërthimi do të vinte edhe tundja e rrjetës. Trajneri Fonesca nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen dhe do ta zëvendësonte Kumbullën në minutën e 60.

 

 

“Tuttomercatoweb” e ka vlerësuar mbrojtësin kuqezi si më të dobëtin te Roma me notën 4.5: “Man e Mihaila e trullosin në prapavijë. Kjo goditje i jep avantazhin Parmës dhe ishte vetëm fillimi i makthit të pasdites për mbrojtësin e Shqipërisë”, shkruhet në vlerësim. Faqja tjetër Eurosport e ka vlerësuar me notën 5.5. “Jo mirë, Mihaila dhe Man shpesh herë e vendosin në vështirësi.”

Shtuar 15.03.2021 08:03