Kampi i Tottenhamit të Antonio Contes është tronditur nga një shpërthim i COVID-19 i cili ka prekur një numër të konsiderueshëm lojtarësh, por edhe pjesë të stafit.
Goditja ka kërcënuar të ndalojë përparimin pozitiv që Spurs kanë bërë javët e fundit nën drejtimin e italianit.
Mirror dhe The Times thonë se Spurs janë përgjegjës për gjashtë nga 12 rastet e reja të Premier League që u konfirmuan të hënën, ndërsa dy anëtarë të stafit gjithashtu besohet se kanë rezultuar pozitivë. /albeu.com