Real Madridi arriti të fitonte ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës e cila ishte e 100-ta për “galaktikët” në “El Clasico”.
Të dyja skuadrat janë përballur në 248 ndeshje zyrtare, në të cilat përveç 100 fitoreve të Realit, 52 kanë përfunduar në barazim dhe 96 ka fituar Barcelona.
Në të gjitha këto ndeshje, klubi Chamartin ka shënuar 415 gola.
Fitoret e Realit në “El Clasico” janë në katër kompeticione të ndryshme, 76 në La Liga, 12 në Kupën e Mbretit, 3 në Champions dhe 9 në Superkupën e Spanjës. r.t/albeu.com