“Topi i Artë”, flet Kante: Nuk është qëllim për mua, por do të ishte mirënjohje për arritjet

Ngolo Kante është padyshim një nga më të mirët në rolin e tij. Mesfushori ishte vendimtar në triumfin e Chelsea në Ligën e Kampionëve, ndërsa tashmë kanë nisur ta shohin francezin edhe si një fitues i mundshëm i Topit të Artë.

“E përjetoj këtë diskutimin e Topit të Artë në distancë. Vij nga një sezon shumë i mirë me Çelsin, unë mendoj vetëm për fushën dhe gjithçka shkoi mirë. Nuk jam i interesuar për tema të tjera. Tani unë mendoj për Francën.

Para disa sezoneve isha në 10-tëshen e Topit të Artë, isha i lumtur, por sigurisht ta fitosh atë është diçka tjetër. Flasim për çmim shumë të vlerësuar nga ana individuale. Për mua nuk është qëllim, por do të ishte mirënjohje për atë që është bërë gjatë sezonit”, u shpreh Kante.


Shtuar 7.06.2021 12:10