The Athletic” vlerëson lart Fisnik Asllanin: Profili i tij i përshtatet asaj që kërkon Barcelona

Fisnik Asllani është përfshirë nga mediumi prestigjioz britanik “The Athletic” në një analizë të zgjeruar mbi sulmuesit që përmbushin kriteret e Barcelonës për repartin ofensiv.

Të lidhura

None found

Në këtë shkrim, Julian Alvarez paraqitet si objektivi kryesor i klubit katalunas. Megjithatë, krahas tij renditen edhe alternativa të tjera, përfshirë reprezentuesin e Kosovës dhe futbollistin e Hoffenheimit.

“Hoffenheimi dhe Fisnik Asllani janë një tjetër mundësi në këtë drejtim. Përveç 10 golave që shënoi në Bundesliga sezonin e kaluar, ai krijoi edhe shtatë të tjerë”, shkruan “The Athletic”.

Analiza ndalet edhe te zhvillimet e fundit rreth sulmuesit kosovar. Asllani ishte pranë kalimit te RB Leipzigu, por transferimi nuk u realizua pasi klubi gjerman ngriti shqetësime mjekësore.

Mediumi britanik e vendos atë në krahasim me Jonathan Burkardtin, duke vlerësuar se të dy sulmuesit kanë disa nga tiparet që po kërkon Barcelona.

“Jonathan Burkardt dhe Asllani shfaqin disa nga atributet që Barça po kërkon dhe ka të ngjarë të kushtojnë shumë më pak se Alvarez”, thuhet në artikull.

Vlerësimi për Asllanin vjen pas një sezoni në të cilin ai spikati në kampionatin gjerman, ku realizoi 10 gola dhe regjistroi shtatë asistime. Me këto paraqitje, ai dëshmoi potencialin si një nga sulmuesit interesantë të gjeneratës së re.

Pas anulimit të transferimit te Leipzigu, reprezentuesi i Kosovës është kthyer në stërvitje me Hoffenheimin. E ardhmja e tij vazhdon të jetë ndër çështjet interesante të këtij afati kalimtar.

“The Athletic” nuk kufizohet vetëm te përmendja e emrit të Asllanit, por nxjerr në pah veçoritë e profilit të tij, duke e cilësuar si një futbollist me disa prej cilësive që Barcelona synon të shtojë në sulm.


matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİcasibomHoliganbetJojobet