Carlos Tevez nuk është më trajneri i Rosario Central.
Ish-sulmuesi i Juventusit bëri të ditur dorëheqjen gjatë një konference të papritur për shtyp.
Të lidhura
None found
“Kam ndërmend të bëj një hap prapa, nuk dua të jem pengesë për askënd”, kanë qenë fjalët e Tevez. Tevez ka qenë në krye të ekipit argjentinas që nga qershori, ku ka grumbulluar 6 fitore, 10 barazime dhe 8 humbje në 24 ndeshje./ h.ll/albeu.com
