Sulmuesi Pedro Martelo është bërë shtesa më e freskët në gjirin e Teutës. Skuadra bregdetare prezantoi 26-vjeçarin me anë të një klipi të shpërndarë në platformat e saj digjitale.
Lojtari mbërrin në Durrës me një bagazh të pasur nga futbolli portugez, duke numëruar paraqitje me fanellat e Oliveirense, Leça dhe Paços Ferreira, teksa themelet e karrierës i ka vënë në ekipet e moshave të Benficës.
Të lidhura
None found
Ky është një tjetër goditje e rëndësishme për trajnerin Edlir Tetova, i cili po ndërton një bërthamë ambicioze me qëllim që ekipi të jetë tejet konkurrues në sezonin e ri të Superiores.
