Në një ndeshje miqësore të luajtur në Bansko të Bullgarisë, Teuta ka regjistruar një fitore të thellë 0-3 kundër ekipit vendas Septemvri Simitli. Durrsakët treguan epërsi të qartë që në fillim dhe e mbyllën takimin pa lënë asnjë dyshim për rezultatin.
Ergis Arifi zhbllokoi sfidën në minutën e 35-të, duke dërguar topin në rrjetë për avantazhin 0-1. Në pjesën e dytë, ishte Boçi ai që vulosi suksesin e skuadrës shqiptare: sulmuesi gjeti golin në minutën e 79-të dhe më pas kompletoi dopietën personale vetëm 8 minuta më vonë, duke fiksuar shifrat përfundimtare.
Të lidhura
None found
Me këtë sukses bindës, ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova po tregon shenja të qarta rritjeje dhe kohezioni. Teuta e “re” duket se po fiton gjithnjë e më shumë besim, duke e shndërruar çdo miqësore në një mundësi për të treguar forcën dhe pjekurinë e grupit.
