“Të dua më shumë se babanë”, shikoni çfarë ndodh kur Messi ndal makinën e tij në një semafor

Lionel Messi ka nënshkruar fanella, fotografi dhe rekuizita të panumërta të tifozëve si fytyra e spikatur e Barcelonës, Paris Saint-Germainit dhe kombëtares së Argjentinës.

Ylli argjentinas po bën të njëjtën gjë si lojtar i Inter Miami, dhe në vende ku lëvizje të tilla realisht nuk priten.

Një video hit e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin kur Messi ndalon makinën e tij përpara një semafori të kuq.

Videoja është regjistruar nga një makinë që ndaloi pranë asaj të Messit.

Një djalosh nga ai automjet gjuan fanellën e Argjentinës nga dritarja në veturën e Messit, dhe ylli më i madh argjentinas më pas, ndërsa makinat po e kalojnë dhe i bien borisë, firmos të njëjtën fanellë dhe ia kthen.

Nga makina dëgjohen fjalët: “Të dua më shumë se babanë”. /Telegrafi/


Shtuar 26.01.2024 18:08