Talenti i Lyon refuzon ofertën e Newcastle

Klubi anglez i sheikëve ka treguar interesim të lartë për ish-lojtarin e Milan-it, Lucas Paqueta.

Newcastle ka drejtuar një ofertë tunduese në drejtim të Lyon-it por edhe tek braziliani por që e cila është refuzuar nga ky i fundit. Paqueta ka refuzuar ofertën pa u menduar dy herë duke i thënë “Jo” të prerë klubit anglez.

Të lidhura

None found

Paqueta ka bërë të ditur se do të largohet nga klubi francez vetëm nëse në drejtim të tij vjen një ofertë nga një klub i madh. Edhe pse këtë sezon momentalisht Lyon është në vendin e 13-të, Paqueta ka bërë një formë të shkëlqyer duke shënuar 7 gola dhe 4 asiste./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.12.2021 16:06