Talenti i Fulhamit “çmend” 4 skuadra të mëdha

Talenti i Fulhamit, Fabio Carvalho është një lojtar premtues në futbollin anglez.

19-vjeçari po shkëlqen me skuadrën e Fulhamit këtë edicion të Championship-it anglez, teksa ka zhvilluar 13 ndeshje, ku ka arritur të realizoje edhe 4 gola dhe ka dhënë edhe një asist.

Paraqitjet e Carvalho kanë bërë që pas tij të vihen 4 skuadra të mëdha europiane. Chelsea, Real Madrid, Liverpool dhe Borussia Dortmund, kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e talentit të Fulhamit.

Sipas “The Atletic” 19-vjeçari del si lojtarë i lirë në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në një nga skuadrat e mëdha.

Talenti i Fulham ka lindur në Portugali, por ai ka pasaportë angleze pasi që nga viti 2010 është në Angli dhe luan për grupmoshat e “Tre Luanëve”. / h.ll/albeu.com


Shtuar 8.01.2022 22:08