Policia e Kosovës sekuestron 39 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Prishtinë (FOTO LAJM)

Policia e Kosovës ka kryer një operacion të madh kundër prodhimit të kriptovalutave dhe ka mësyrë e sekuestruar 39 apartamente që përdoreshin për këtë gjë.

Policia ka mbështetur ekipet e KEDS-it në rrugën “Dëshmorët e Prapashticës” në Prishtinë, ku gjatë kontrollit 35 prej 39 aparateve ishin në funksion.

“Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se një aksion i njëjtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm edhe në veri të vendit, ku policia ka sekuestruar 272 pajisje Antmine për prodhimin e kriptovalutave./albeu.com/