Superliga e Kosovës sjell sot dy duele të javës së parë

Sot, e shtunë, vazhdon java hapëse e Superligës së Kosovës për edicionin 2026/27, me katër skuadra që do të zbresin në fushë në kërkim të një fillimi pozitiv dhe tri pikëve.

Të lidhura

None found

Drenica dhe Dukagjini do të matin forcat në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Takimi fillon në orën 16:30 dhe pritet të ofrojë emocione që në start të kampionatit.

Skuadra e Drenicës kërkon të paraqitet në nivel sa më të lartë përpara tifozëve vendas. Në anën tjetër, Dukagjini synon të marrë pikë në ndeshjen e parë dhe të tregojë se do të jetë rival i fortë gjatë këtij edicioni.

Po në orën 16:30 do të luhet edhe përballja ndërmjet Vushtrrisë dhe Malishevës, e cila zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Ky takim përbën një provë tjetër të rëndësishme për të dyja ekipet në javën e parë.

Vushtrria e nis rrugëtimin në Superligë me synime të mëdha dhe kërkon rezultat pozitiv që në start. Malisheva, ndërkaq, futet në këtë duel me objektivin për ta hapur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Dy ndeshjet përmbyllëse të javës janë planifikuar për të dielën: Drita-Llapi dhe Prishtina-Ballkani. Ndërkohë, sfida e së premtes mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit u mbyll me triumfin 1-3 të skuadrës mysafire.


matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomgoldenbahis girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom