Stojckov kritikon Barcelonën për largimin e Messit: Nuk do të zëvendësohet

Hristo Stojckov nuk është aspak i qartë për atë që ka ndodhur te Barcelona me Lionel Messin.

Legjenda bullgare e katalanasve thotë se në këtë histori ka gënjeshtra dhe të pavërteta të mëdha, por vetëm koha do t’i tregojë.

Ai sigurisht që thumboi drejtuesit e klubit për mënyrën e gabuar në menaxhimin e skuadrës.

“Është diçka e vështirë që të pranosh largimin e Lionel Mesit. Ai ishte legjenda dhe lideri i skuadrës. Ka bërë histori këtu dhe besoj që nuk do të zëvendësohet nga të tjerët.

Nuk e kam kuptuar ende se çfarë ndodhi, por kjo histori është me shumë të fshehta dhe ka një gënjeshtër të madhe në mes. Nuk e di kur do të zbulohet, por klubi mund të kishte bërë më mirë për ta mbajtur dhe për ta rinovuar kontratën e tij.

Barcelona ka humbur shumë në aspektin sportiv dhe në atë të imazhit. Duhet shumë punë për ta korrigjuar këtë situatë”, ka thënë Stojckov.

 


Shtuar 13.08.2021 09:43