Shihni shumë orë televizor në ditë? Ju po plakni shumë shpejt trurin dhe kjo është prova

Njerëzit e moshës së mesme që shohin rregullisht TV për argëtim, duket se kanë një rrezik më të madh të rënies së aftësive arsyetuese, por edhe dobësim të kujtesës së tyre më vonë gjatë jetës. Kjo sugjerohet edhe nga 3 studime.

Studiuesit zbuluan se edhe sasitë e moderuara të shikimit të televizorit, shoqëroheshin me njëperformancë më të keqe në testet njohëse tek njerëzit e kësaj mosheNdërkohë, shikuesit e rregullt të televizorit përjetuan një atrofizim më të madh të trurit.

Gjithsesi, ata nuk mund të përcaktonin nëse fajtor për këtë ishte vetë shikimi i televizoritapo nëse është sasia e madhe e kohës së kaluar ulur. “Unë nuk mendoj se është domosdoshmërisht akti i shikimit në vetvete të televizorit, që është i dëmshëm për shëndetin e trurit. Por mund të jetë potencialisht sasia e madhe orëve të kaluara ulur”- thotë PrijPalta, asistent/profesore e shkencave mjekësore dhe epidemiologjisë në Universitetin e Kolumbias, Nju Jork, njëherazi studiuesja kryesore në një nga 3 studimet.

Të tria studimet u prezantuan të enjten para Shoqatës Amerikane të Zemrës. Presidenti i Shoqatës Amerikane të Zemrës, Miç Elkajndtha se përfundimi që qëndrimi ulur mund të degradojë trurin e njerëzve është shumë i logjikshëm.

“Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, dhe pasojat që e shoqërojnë mbipesha, tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti, mund të çojnë në një akumulim gradual të dëmtimit të trurit me kalimin e kohës. Truri furnizohet gjithashtu nga enët e gjakut, dhe sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut mund të çojnë në probleme të trurit, si rënie të aftësive njohëse madje edhe demencë”- thotë ai.

Studimi i Paltas, përfshiu gati 6.500 pjesëmarrës, të cilët prireshin të shihnin të njëjtën sasi orësh televizor për një periudhë afro 6 vjeçare në mesin e viteve 1980 deri në fillim të viteve 1990. Njerëzit u ndanë në 3 grupe – ata që nuk shihnin kurrë ose rrallë televizion, ata që shihnin ndonjëherë, dhe ata që shihnin shumë shpesh – dhe iu nënshtruan një serie testesh mbi performancën e trurit të tyre.

Ne zbuluam se krahasuar me pjesëmarrësit që raportuan se shihnin shumë pak televizor, pjesëmarrësit që raportuan se shihnin një sasi të moderuar ose të lartë, kishin rreth 7 për qindmë shumë rënie të aftësive konjitive, bazuar në performancën e tyre në testet njohëse”- tha Palta.

Një studim i dytë, përdori gjithashtu të dhënat e të parit, por u përqendrua më shumë tek rreth 970 njerëz me zakone relativisht të qëndrueshme të shikimit të TV, të cilët iu nënshtruan skanimeve shtesë të trurit, për të gjurmuar ndryshimet në strukturën e tyre të trurit.

Ky ekip hulumtues, zbuloi se njerëzit që shihnin ndonjëherë ose shpesh televizor, kishin vëllime më të vogla të lëndës gri të thellë më shumë se një dekadë më vonë, gjë që tregon një atrofizim ose përkeqësim më të madh të trurit, thanë studiuesi kryesorë Kellej Gabriel, profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndeti Publik në Universitetin e Alabamës.

Lënda gri e trurit është e përfshirë në kontrollin e muskujve, shikimin, dëgjimin, vendimmarrjen dhe funksione të tjera të rëndësishme të trurit. Sa më shumë vëllim i lëndës gri në trurin e një personi, aq më e mirë është aftësia e tij për të kujtuar dhe arsyetuar.

Studimi i tretë, u përqendrua gjithashtu tek materia gri e trurit, por përdori një grupim tjetër të  dhënash të marra nga studimi afatgjatë i Zhvillimit të Rrezikut të Arterieve Koronare tekTë Rriturit e Rinj. Rreth 600 njerëz u pyetën pënumrin mesatar të orëve që kaluan para TV,çdo pesë vjet për 2 dekada.

Njëzet vjet pas studimit, studiuesit kryen skanime të trurit MRI për të vlerësuar se sa lëndë gri kishte çdo pjesëmarrës. Edhe ai zbuloi se shikimi më i madh i televizorit, shoqërohej me vëllim më të ulët të lëndës gri të trurit më vonë gjatë jetës.

Për çdo orë shtesë në ditënjerëzit humbnin rreth 0.5 për qind të lëndës gri, tha studiuesi kryesor Rajan Dogertiekspert në Departamentin e Epidemiologjisë në Shkolla e Shëndetit Publik Xhon Hopkins në Baltimorë. / Bota.al


Shtuar 13.08.2021 09:45