Mbrëmje surprizash në Champions League. Sportingu bëri atë që dukej e pamundur duke mposhtur Cityn 4-1, me Gyokeres që shënoi një tripletë dhe Haaland humbi një penallti.
Në Anfield, Liverpool mposhti Leverkusen 4-0 me tre golat e Diaz dhe një të Gakpo. Malen i jep Dortmund një fitore 1-0 ndaj Sturm Graz. Bologna befasohet në fund, 0-1 përballë Monaco.
Juventus nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Lille dhe u ngjit në 7 pikë në renditje, duke mbetur në zonën e playoff-it. Bardhezinjtë luajtën një pjesë të parë të mirë, panë dy gola të anuluara për pozicion jashtë loje, u ndëshkuar nga goditja e Davidit.
Në pjesën e dytë, skuadra e Motta-s mori kontrollin e fushës dhe gjeti barazimin e merituar me penalltinë e fituar nga Conceiçao dhe të kthyer në gol nga Vlahovic.