Southgate nuk kursen asnjë, ky pritet të jetë formacioni i Anglisë sonte

Shqipëria do të përballet me Anglinë në “Wembley”, në mbrëmjen  e sotme. Djemtë e trajnerit Edi Reja i pret një punë e vështirë, përballë “luanëve” të trajnerit Gerath Southgate.

Anglia do të kërkojë fitoren e kualifikimit përballë “Kuq e zinjve” të Rejas, ndërsa nga ana tjetër mundësitë e Shqipërisë për të siguruar vendin e dytë janë thuajse të pamunduar, por në futboll jemi mësuar të shikojmë edhe surpriza të bukura dhe të papritura, pse jo mos të shpresojmë te ndonjë surprizë në “Wembly”.

Për këtë sfidë Gareth Southgate do të hedhë në fushën e lojës një formacion sulmues, për të bërë të mundur fitoren, ndërsa djemtë tanë do të kenë shumë punë përballë sulmuesve të “3 Luanëve”.

Formacioni i mundshëm:

Anglia: Pickford, Walker, Chilwell, Stone, Maguire, Henderson, Philiphs, Saka, Foden, Sterling, Kan


Shtuar 12.11.2021 14:40